SHËRBIMET TONA

VIDEO ADS
Krijo videoreklamën e endërrave tuaja me ekipën tonë profesionale.

BRANDING
Krijo brendin tënd, duke krijuar logon e kompanisë tuaj, duke zgjedhur ngjyrat të cilat të përfaqsojnë.

DIGITAL MARKETING
Rinovo në mënyrë strategjike daljen dhe praninë tuaj në internet.

WEB DEVELOPMENT
Krijo website-in tuaj me dizajnet më bashkëkohore.

REKLAMA NË HAPSIRA PUBLIKE
Reklamo në airoporte, stadiume, stacione dhe hapsira tjera publike.
RRETH NESH


Pse duhet të zgjidhni Plan B Creative?
Mirë se vini në Plan B Creative.
Ne jemi partneri juaj në marketing, duke ndihmuar bizneset të dallohen dhe të rriten në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Me fokus në inovacion, kreativitet dhe rezultate konkrete, krijojmë strategji të personalizuara që tërheqin audiencën e duhur dhe forcojnë praninë e markës suaj.
Punojmë ngushtë me klientët tanë për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ndërtuar zgjidhje që sjellin ndikim real.
Kush jemi ne?
Plan B Creative është një agjenci marketingu që ofron zgjidhje kreative dhe strategji profesionale për rritjen e biznesit tuaj.
Ekipi ynë punon me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi për të ndërtuar partneritete afatgjata dhe rezultate konkrete.
Së bashku, krijojmë mundësi të reja për ta çuar biznesin tuaj një hap më përpara drejt suksesit.
STRATEGJIA JONË
Metodat tona strategjike
Zbuloni si Plan B Creative ndihmon biznesin tuaj të rritet online përmes strategjive të personalizuara të marketingut. Shërbimet tona janë krijuar për të rritur dukshmërinë, për të tërhequr audiencën e duhur dhe për të forcuar praninë e markës suaj.
Marketingu online
Trafik organik
Në kohën që jetojmë, prania online nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Një strategji e mirë marketingu ndihmon biznesin të rrisë dukshmërinë, të forcojë lidhjet me klientët dhe të arrijë rritje të qëndrueshme.
Reklamim në hapsira publike
Marketing i targetuar
Në një botë ku konsumatori është i bombarduar me informacione digjitale çdo sekondë, prania fizike e reklamës në hapësira publike nuk ka humbur fuqinë e saj përkundrazi, po bëhet më e rëndësishme se kurrë.
Email Marketing
Angazho Interesin, Rrit Ndikimin.
Zgjidhjet tona të email marketingut janë krijuar për të angazhuar audiencën dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët. Përmes strategjive të bazuara në të dhëna, krijojmë fushata të personalizuara që rrisin ndërveprimin dhe performancën e biznesit tuaj.
Analitikë e të dhënave
Performancë që flet me fakte.
Të dhënat janë në qendër të çdo strategjie që ndërtojmë. Në Plan B Creative përdorim analiza të avancuara për të krijuar vendime të informuara, që ndihmojnë biznesin tuaj të arrijë rezultate të matshme dhe rritje të qëndrueshme.
BASHKËPUNIM ZYRTAR
PLAN B CREATIVE × TELEGRAFI
Një partneritet strategjik që bashkon marketingun kreativ, mediat digjitale dhe ekspozimin e fuqishëm për bizneset që synojnë rritje dhe prezencë më të madhe në treg.
Përmes këtij bashkëpunimi ofrojmë zgjidhje profesionale reklamimi, promovimi të brendeve dhe fushata të personalizuara në Zvicër, Kosovë dhe më gjerë.
Ekspozim premium. Strategji kreative. Rezultate reale.








Plan B Creative × Telegrafi
Me krenari zyrtarizojmë partneritetin me Telegrafin, një nga platformat më të mëdha mediale shqiptare.
Ky bashkëpunim sjell më shumë mundësi për promovim, përmbajtje cilësore dhe lidhje më të afërt me diasporën shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.
Së bashku do të zhvillojmë projekte mediale që fuqizojnë bizneset, komunitetin dhe zërin e shqiptarëve kudo që ndodhen.
Një partneritet për më shumë prezencë, ndikim dhe mundësi.
Lexoni artikullin e plotë këtu:
BASHKËPUNIM ZYRTAR
Plan B Creative × GP Magazine
Me krenari ju prezantojmë partneritetin ekskluziv në Zvicër me GP Magazine, revistën prestigjioze të aviacionit me audiencë ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim u ofron bizneseve mundësi premium reklamimi dhe prezencë të fuqishme përpara mijëra udhëtarëve.
Ekspozim ndërkombëtar. Branding profesional. Rezultate reale.
Çfarë ofron ky partneritet?
-
Partneritet ekskluziv për tregun zvicëran
-
Audiencë premium dhe ndërkombëtare
-
Shtrirje në mbi 27 destinacione
-
Mbi 500 fluturime mujore
-
Reklamim me ndikim të lartë
-
Prezencë profesionale dhe prestigj për brendin tuaj

REKLAMO NË AEROPORTIN E PRISHTINËS
Arrini audiencën tuaj në një nga pikat më të frekuentuara në Kosovë. Reklamoni biznesin tuaj direkt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe rrisni dukshmërinë e markës suaj.
Çdo ditë, mijëra udhëtarë, turistë dhe mërgimtarë kalojnë nëpër aeroport, duke e bërë atë një platformë ideale për promovimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja.


REKLAMO NË STADIUMIN FADIL VOKRRI
Vendosni markën tuaj përballë mijëra tifozëve gjatë ndeshjeve dhe eventeve sportive. Përfitoni nga një audiencë e angazhuar dhe një atmosferë që krijon ndikim të menjëhershëm.
Një mundësi ideale për të rritur dukshmërinë e biznesit tuaj dhe për ta lidhur markën me emocionet e sportit!
REKLAMO NË TV KANALET MË TË SHIKUARA SHQIPTARE
Prezantoni biznesin tuaj në kanalet më të ndjekura shqiptare dhe arrini mijëra shikues çdo ditë.
Përfitoni nga fuqia e televizionit për të rritur njohjen e markës, për të fituar besimin e audiencës dhe për të promovuar produktet ose shërbimet tuaja në shkallë të gjerë.
Me reklamim strategjik në programet më të ndjekura, mesazhi juaj arrin drejtpërdrejt te klientët potencialë në të gjitha trojet shqiptare.

Plan B Creative- Agjenci e ngjarjeve të mëdhaja
SHQIP UP FESTIVAL
Në zemër të Zürichit, festivali mbledh mijëra pjesëmarrës nga diaspora shqiptare, duke ofruar muzikë live, gastronomi tradicionale, aktivitete për familje dhe performanca nga artistë të njohur.
-
Muzikë live
-
Shije autentike shqiptare
-
Zona për fëmijë
-
Artistë të njohur nga trojet shqiptare
Një event që feston kulturën, identitetin dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.

EDICIONI I
Edicioni i parë i Festivalit ishte një sukses në vete, me një pjesëmarrje masive nga shumë vende të Evropës, ku shumë nga ta, në mungesë të vendeve, kaluan mbrëmjen në këmbë.
EDICIONI III
Edicioni i 3-të i Shqip Up Festival Comedy, i organizuar nga Plan B Creative, ishte një mbrëmje spektakolare e mbushur me të qeshura dhe festim kulture. I mbajtur në Zvicër, ky event mblodhi një audiencë entuziaste prej rreth 1,500 vetash, të gjithë të etur për të përjetuar më të mirën e humorit dhe argëtimit shqiptar.
EDICIONI II
Më 21 tetor 2023, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit “Shqip Up Comedy” në Cyrih të Zvicrës.
Pas këtij edicioni festivali “Shqip Up Comedy” u ciliësua si festivali më i madh i Stand-Up komedisë në Zvicër. Ky festival erdhi me përmasa edhe më të mëdha në këtë edicion pas një suksesi të mrekullueshëm që pati edicionin e parë.
EDICIONI IV
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata që morën pjesë dhe mbështetën këtë event të jashtëzakonshëm. Energjia dhe entuziazmi juaj e bënë këtë festival për t’u mbajtur mend. Me padurim presim të shihemi sërish në edicionin e ardhshëm të Shqip Up Festival Comedy, ku e qeshura vazhdon të na afrojë më shumë!
Shihemi në Edicionin e 4-të!
Köln Shqip Up Comedy Festival
Për herë të parë, Shqip Up Comedy Festival sjell në Köln një mbrëmje të veçantë me humoristë dhe artistë të njohur shqiptarë, duke bashkuar komunitetin shqiptar përmes argëtimit dhe kulturës.
Festivali krijon një atmosferë unike me performanca live, humor dhe energji pozitive për të gjitha moshat.
Ky event organizohet nga Ridvan Murati, CEO dhe themelues i Plan B Creative, me synimin për të afruar komunitetin shqiptar përmes artit, humorit dhe aktiviteteve kulturore.
PARTNERËT
![]() | ![]() | ![]() |
|---|---|---|
![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() |
BASHKPUNËTORET
NA KONTAKTONI
Qendrojmë në kontakt
Nëse dëshironi të jeni gjithmonë të informuar për ofertat më të fundit, projektet tona të reja apo thjesht të mbani kontakt me ekipin tonë – jemi këtu për ju.

%20(2)%20-%20Copy.png)





























